Do të përmendim disa nga kohët e preferuara për lutje duke i argumentuar ato:

1. Nata e Kadrit : Transmetohet se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të pasi ishte pyetur nga Ajsheja Allahu qoftë i kënaqur me të se “Nëse e dinë se cila natë është nata e kadrit çfarë të themë (lutem)? Ai tha: Thuaj: “O Allah ti vërtet je Falës e donë faljen më fal mua”.

2. Lutja në mesin e natës apo pjesa para syfyrit, kohë kjo kur zbret Allahu i Lartësuar për ti plotësuar nevojat apo larguar brengat e krijesave të Tij ku dhe thotë: “kush më lutet Mua që ti përgjigjem atij, kush më kërkon Mua që ti dhuroj atij, dhe kush Më kërkon falje që ti fali atij” (Hadithin e shënon Buhariu -1145).

3. Lutja gjithashtu pranohet pas kryerjes së namazeve obligative ashtu siç dëshmon hadithi që transmetohet nga Ebu Umamete: “Ju tha nga të pranishmit o i dërguar i Allahut cila kohë është më së shumti që pranohet lutja? Tha: “Një e treta e natës, dhe fundi i namazit obligativ (farzeve)” (Shënon Tirmidhiu -3499- Shejh Albani hadithin e konsideron Hasen).

Dijetarët kanë polemizuar se a është për qëllim lutja para selamit apo pas selamit të namazit!

Dijetari Ibn Tejmije edhe Ibn Kajimi thonë se është brenda namazit e jo pas namazit gjithashtu nga hoxhallarët bashkëkohorë edhe Shejh Uthejmini mendon se në hadith ka për qëllim lutjet në fund të namazit e jo pasi të japim selam.

4. Lutjet mes Ezanit dhe Ikametit: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Nuk kthehet lutja që bëhet mes Ezanit dhe Ikametit” (Shënon Ebu Davudi -521- , Tirmidhiu -212-, dhe në Sahih Elxhami -2408).

5. Lutja që bëhet me rastin e zbritjes së shiut ashtu siç është transmetuar në hadithin e Sehl ibn Sadit se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Dy lutje nuk kthehen: Lutje kur thirret për namaz dhe kur bie shi ” (Shënon Ebu Davudi dhe hadithi gjendet në Sahih Elxhami Shejh Albani -3078).

6. Lutja gjatë një ore që gjendet në mbrëmje: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Vërtet në mbrëmje është një orë (Kohë) nuk e qëllon besimtari duke u lutur për të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër përveç se që do ti jep atë Allahu atë natë” (Shënon Muslimi -757).

7. Koha në ditën e Xhuma: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Në xhuma është një orë që nuk e godet robi besimtar duke u falur dhe lutur Allahun e Lartësuar për diçka përveç që do ti jep atij” (Shënon Buhariu -935-, Muslimi -852).

8. Lutja që bëhet pasi të pimë ujë Zemzem: Transmeton Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur me te se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Uji Zemzem është për atë që pinë” (Shënon Ahmedi, gjithashtu hadithi gjendet në Sahih Elxhami Shejh Albani -5502-). Pra nga ky hadhith kuptojmë se për atë që e bën njet ta pish ujin Zemzem dhe bën lutje ai bëhet shkak që të pranohet lutja.

9. Lutja që bëhet gjatë qëndrimit në sexhde: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Pozita më e afërt e robit me Krijuesin e tij është kur ai është në sexhde, pra shtoni lutjet tuaja” (Shënon Muslimi -482-).

10. Lutja momentin kur dëgjon duke kënduar gjeli: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Nëse dëgjoni duke kënduar gjeli luteni Allahu nga mirësitë e Tij, sepse ai (gjeli) ka parë engjëj” (Shënon Buhariu -2304-, Muslimi -2729).

11. Lutja që bëhet në momentin kur besimtari është ballafaquar me ndonjë fatkeqësi dhe thotë: “Ina Lilah ve ina ilejhi haxhiun Allahume exhirni fi musibeti ve ahlifni hajren minha” (Të Allahut jemi dhe te Ai po kthehemi, O Allah më shpërble nga kjo fatkeqësi dhe më zëvendëso me diçka më të mirë se kjo (që kam humbur, apo goditur) (Shënon Muslimi -918-). Gjithashtu Umu Selimeh Allahu qoftë i kënaqur me të transmeton: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi te duke thënë: “Nuk sprovohet asnjë besimtar dhe thotë atë që ka urdhëruar Allahu: “Ina Lilah ve ina ilejhi haxhiun Allahume exhirni fi musibeti ve ahlifni hajren minha” përveç që do ti jap apo zëvendësoj Allahu me diçka më te mirë se atë që i ka marr apo humbur ai” (Shënon Muslimi -918-).

12. Lutjet që bëhen pasi që vdes dikush apo në momentet e para pas vdekjes së dikujt: Në hadithin e saktët kur i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi te hyri te Ebi Selemh të cilit ju ishin shtangur sytë dhe pasi ja mbylli sytë tha: “Vërtet kur të del shpirti e pason atë shikimi, amtarët e familjes pëshpëritën, pastaj ai tha: “Mos u luteni kundrejt jush por lutuni për vete sepse vërtet tani engjëjt thonë pranoje (Amin) për atë që thuani (kërkoni)” (Shënon Muslimi -2732).

13. Lutjet që bëhen kohen kur qëndroni në vizitë tek të sëmurit: Transmeton Umu Selemeh Allahu qoftë i kënaqur me te se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Nëse e vizitoni të sëmurin thuani fjalë të mira sepse vërtet engjëjt thonë pranoje (Amin) për atë që thuani” ... thotë transmetuesja: Kur vdiq Ebu Selemeh shkova te i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te dhe i thashë: Vërtet Ebu Selemeh vdiq, Ai me tha: “Thuaj: O Allah më fal mua dhe atë dhe më zëvendëso pas tij me diçka më të mirë” ajo tha: Unë ashtu u luta dhe vërtet më zëvendësoj Allahu me dike më të mirë se ai, pra u martua me Muhamedin paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te” (Shënon Muslimi -919-).

14. Lutja e atij që ju është bërë padrejtë: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Frikësoju lutjes së atij që i ke bërë padrejtë se vërtet nuk ekziston mes asaj lutje dhe Allahut perde (pengës)” (Shënon Buhariu -469-, Muslimi -19), gjithashtu hadithi: “Lutja e atij që ju është bërë padrejtë është e pranuar edhe nëse ai person është i shthurur (i keq) sepse atë e ka për vete” (Shënon Ahmedi dhe hadithi gjendet në Sahih Elxhami -3382-).

15. Lutja e prindit për fëmiun e tij (në të mirën e tij), lutja e agjëruesit gjatë agjërimit të tij dhe lutja e udhëtarit: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Tri lutje nuk kthehen: Lutja e prindit për fëmiun e tij, lutja e agjëruesit dhe udhëtarit” (Shënon Bejhakiu dhe hadithi gjendet në Sahih Elxhami -2032-).

16. Lutja e prindit kundrejt fëmiut të tij: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Tri lutje janë të pranuara: Lutja e atij që ju është bërë padrejtë, lutja e udhëtarit dhe lutja e prindit kundrejt fëmiut të tij” (Shënon Termidhiu -1905- , Shiko Sahih Edeb Elmufred -372-).

17. Lutja e fëmiut të mirë për prindërit e tij: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Kur të vdes i biri i Ademit i ndërpriten veprat e tij përveç tri soj: Lëmosha e vazhdueshme, femiu i mirë që bënë lutje për të apo dituria prej së cilës kanë të tjerët dobi” (Shënon Muslimi -1631-).

18. Lutja që bënë besimtari nëse zgjohet natën, pra thotë lutjen që është e transmetuar nga i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi te: “Kush zgjohet natën dhe thotë: “La Ilahe i la-Allah ve Allahu Ekber ve la havle ve la kuvete ila Bilah” pastaj thotë: “O Allah më fal mua – apo bën lutje – do ti pranohet atij ajo lutje e nëse merr abdes dhe falet do ti pranohet atij ai namaz” (Shënon Buhariu -1154-).

Fatmir Raçi

Add comment


Security code
Refresh